Një nga çiftet më të komentuara të momentit, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë kaluar një mbrëmje të këndshme familjare. Ata kanë qenë të ftuar për darkë te vëllai i Selin, Onno dhe te Greta.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë një veprim i tyre i pazakontë gjatë largimit.
Përmes një postimi në Instastory, Selin ka ndarë një fotografi ku shihet bashkë me Gimbo-n duke mbajtur qese plehrash dhe shishe plastike në korridorin e pallatit. Ajo ka treguar se kanë vendosur të bëjnë një gjest mjaft qesharak por edhe ndihmues për fqinjët e kunatës dhe vëllait.
“Sot për darkë ishim te Greta dhe Onno. Duke u larguar, i morëm edhe plehrat e fqinjëve ngjitur për t’ua hedhur. Nesër në mëngjes, kur të zgjohen, do të kenë një punë më pak”, ka shkruar me humor Selin mbi foto.
Ky gjest plot sportivitet dhe i shoqëruar me emoji duke qeshur tregon se përveç atmosferës së mirë që kanë kaluar brenda me familjarët, dyshja ka gjetur kohë të bëjë edhe pak humor jashtë derës, duke u kujdesur në mënyrë komike për pastërtinë e korridorit të pallatit! /Prive By Liberta Spahiu















































