Operohet me sukses në Spitalin Amerikan nxënësja e SHFMU “Emin Duraku”, Medina Tali

0
955

Është operuar me sukses nxënësja e SHFMU “Emin Duraku”, Medina Tali.

Për operimin e saj ishte realizuar aksion humanitar brenda shkollës, me ç’rast një prind i cili ka zgjedhur të jetë anonim, ka paguar operacionin në vlerë prej 9 mijë e 400 euro.

Medina është operuar në spitalin amerikan në Tiranë, e cila vuan nga sëmundja e kancerit.

Për Medinën janë mbledhur edhe mjete tjera në mënyrë vullnetare nga nxënës, prindër dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.

“Një lajm i mirē
Nxënësja jonë Medina Tali e kreu operacionin me sukses në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe gjendja sajë është stabile.
Faleminderit nga zemra tē gjithē atyre qe kontribuan në sigurimin e mjeteve për intervenimin kirurgjik.
Zoti ua shpërbleft me të gjitha të mirat!”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren./04 Online

Leave a Reply