Oferta e ‘çmendur’ nga Arabia për Mbappe, PSG mund ta pranojë atë

0
183

Është një tjetër episod në telenovelën Kylian Mbappe. Al Hilal i ofroi 200 milionë euro Paris Saint-Germain-it dhe 400 milionë për dy vite kontratë francezit, sipas informacioneve të publikuara nga radio RMC .

Një propozim që PSG ‘kërcënon’ ta pranojë nëse Mbappe nuk e përcakton të ardhmen deri më 31 korrik, kjo pasi ka informuar se lojtari nuk do të jetë pjesë e turit që skuadra do të zhvillojë në Japoni, përcjell GazetaBlic Sport.

Në çdo rast, fjala e fundit i takon sulmuesit 24-vjeçar, i cili tashmë ka njoftuar klubin për vendimin për të mos ushtruar opsionin e rinovimit të kontratës, duke e lënë kështu një vit larg përfundimit të lidhjes me PSG-në dhe vetëm gjashtë muaj nga mundësia për t’u lidhur me një tjetër klub.

Leave a Reply