Nuk ia doli të debutonte me Shqipërinë, sulmuesi firmos në Kroaci

0
257

Florian Kamberi transferohet në Kroaci. Sulmuesi shqiptar, i cili u grumbullua vite më parë por nuk ia doli të debutonte me kombëtaren kuqezi, do të luajë me Slaven Belupon.

28-vjeçari ka firmosur deri në fundin e sezonit me klubin që garon në HNL, elitën e futbollit kroat. Kamberi qëndronte pa skuadër prej korrikut, kur i dha fund aventurës me anglezët e Huddersfield.

Kamberi i është bashkuar skuadrës së re në stërvitje dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Roy Ferencina për sfidën e radhës kundër Rudes në transfertë.

Lojtari i lindur në Zvicër, ka një eksperiencë të madhe. Pasi është aktivizuar në Zvicër (Grasshoppers, St. Gallen, Winterthur), Gjermani (Karlsruher), Skoci (Hibernian, Rangers, Aberdeen) dhe Angli (Sheffield Wednesday, Huddersfield).

Kamberi gjen te Slaven Belupo dy shqiptarë të tjerë: Arbër Hoxhën dhe Bujar Pllanën.

Leave a Reply