Eftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Zhaklin Lekatari, për të folur më shumë mbi finalen e madhe të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si e ka parë ajo këtë mbrëmje?
Si t’u duk kjo finale?
Finale e gjatë. E prisja që do fitonte Gjesti, po prisja momentin kur do shpallej dhe finalizimin e rrugëtimit të katër finalistëve.
Ti i ke venë dhe epitete finalistëve…
Po. Rozana Matriaraka, Gjesti from zero to hero, Egli Makiavegli se mjeti justifikon qëllimin, në manipulimin e fjalës ka qenë në nivelet më të larta. Ka manipuluar veten. Laerti artisti i heshtur.
Cila ka qenë fuqia e Gjestit që e bëri atë fitues?
Antikomformizmi dhe dëshira për të qenë vetvetja, gjë që nuk e kemi parë tek fituesit e tjerë. Ka treguar cila ka qenë e kaluara e vet, sa shumë ka kaluar, kjo vërtetësia më ka pëlqyer.
Cili nga banorët e tjerë të ka pëlqyer këtë edicion?
Loredana ishte shumë e këndshme, ishte një vajzë feministe dhe kishte dijeni për tema sociale, kishte humor. Ishte shumë simpatike.