Wojciech Szczesny ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur në veçanti për kombëtaren e Polonisë.
Ai deklaroi se pas EURO 2024 do të tërhiqet nga kombëtarja, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për t’i hapur rrugën brezave të rinj.
“Po, mund të themi se do të tërhiqem pas Euro 2024. Më lejoni t’ju them, mund të jetë ende e vështirë të flasim pas Kampionatit Evropian. Askush nuk po përpiqet të më bindë që ta ndryshoj këtë vendim dhe familja ime e di se cilat janë planet e tij dhe mendoj se ata e dinë se ky është rendi i natyrshëm i gjërave. Nuk ka kuptim të nis këtë cikël të ri të kombëtareve, pra përgatitjen për Botërorin, nëse nuk e përfundoj. Për të qëndruar në kombëtare dhe për të luajtur disa ndeshje të Ligës së Kombeve, mendoj se është më mirë t’ua lëmë të tjerëve detyrën e përgatitjes së serisë së re”-u shpreh Szczesny.