Pranvera sjell alergjitë/ Mjekët japin alarmin: Mos i neglizhoni simptomat

0
171

Rritja e temperaturave ka sjellë edhe shqetësimet e para nga alergjitë. Në një intervistë për një emision televiziv mjekja pediatre Valbona Shahinaj thotë se është normale që alergjitë të jenë prezente, por situata nuk është shqetësues.

Fillimi i pranverës ka shtuar numrin e pacientëve me alergji. Poleni i luleve apo barërave ka shfaqur te qytetarët shqetësime si kollë apo teshtima, thotë pediatrja Valbona Shahinaj.

Valbona Shahinaj, mjeke pediatre:“Simptomat më të shumta që paraqiten tek fëmijët është kolla, në forma të ndryshme. Por mund të paraqiten edhe si pasojë e laringjiteve të ndryshme alergjike. Janë lulet që kanë çelur dhe është gjithë kjo pjesa që tashmë është tipike e fillimit të sezonit të alergjisë. Kështu që është mëse normale që po fillojnë dhe paraqiten këta pacientë”.

Mjekja pediatre shton se mostrajtimi i alergjisë mund të shkaktojë komplikacione, ndaj ajo bën thirrje që simptomat të mos nënvlerësohen.

Valbona Shahinaj, mjeke pediatre: “Të kenë sa më shumë kujdes në veshjen e fëmijës, sepse është një nga arsyet kryesore për të cilën fëmija ose mund të ftohet, ose fillon e bën rinitet alergjike dhe jo alergjike. Ndaj duhet bërë kujdes”.

Leave a Reply