Zyra për informim e Spitalit të Prizrenit, njofton se ditën e mërkurë, datë 14.02.2024, ora 12.00, në këtë institucion shëndetësor do të bëhet përurimi dhe lëshimi në funksion i Rezonancës Magnetike (MRI), e vendosur në hapësirat e shërbimeve radiologjike.
Në përurim do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, thuhet në njoftim.