Këngëtarja Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj i ri, Callum Turner, festuan martesën e tyre me një ceremoni përrallore në Sicili të shtunën, ndërsa u shoqëruan nga interpretimi muzikor i Sir Elton John.
Çifti organizoi një festë luksoze në Villa Valguarnera, një vilë historike në Bagheria, në lindje të Palermos, ku shkëmbyen betimet martesore gjashtë ditë pas ceremonisë së tyre zyrtare në Marylebone Town Hall, transmeton Indeksonline.
Në një moment që u përshkrua si “shumë emocional”, Sir Elton John, mik i ngushtë i nuses, interpretoi hitin e tij të famshëm “Your Song”.
Dua, 30 vjeçe, thuhet se kishte veshur një fustan të zbukuruar me diamante, të dizajnuar nga ikona e modës Donatella Versace, e cila u pa duke festuar me të sapomartuarit në koktejin e organizuar të premten në mbrëmje.
Në atë që përbënte pjesën përmbyllëse të një feste madhështore tre-ditore, nusja mbërriti rreth orës 18:00 sipas kohës lokale të Sicilisë, duke bërë një hyrje spektakolare përgjatë një rruge prej rreth 200 metrash, e rrethuar nga pemë bougainvillea me lule shumëngjyrëshe.
Sipas burimeve të DailyMail, përpara Villa Valguarnera ishin vendosur karrige në formë gjysmërrethi, ndërsa në qendër ndodhej pjesa dekoruese ku u zhvillua ceremonia./Indeksonline/















































