NE, jemi populli

0
431

Psikopatia e Pushtetit Qendror për dëmtimin financiar të Komunave nuk kalon!

Është hipokrizi e llojit të vet, kur një Qeveri në kohë krize globale merr vendim me e rritë për 100% Tatimin në Pronë, e Parlamenti, nën tutolën e tij, të njëjtën e bën ligj e në anën tjetër, e njejta Qeveri, merr një vendim që Komunat të i falin deri në 100 Euro, Tatimin në Pronë,
Dihet mirëfilli se, të hyrat nga Tatimi në Pronë, janë të hyrat vetanake që Komunat e Kosovës i realizojnë në territorin që e administrojnë e nga të cilat pastaj planifikojnë ridestinimin e tyre në bazë të kërkesave të qytetarve të vet!
Nëse Qeveria, vërtetë do ta kishte prioritet interesin e qytetarve të vet, ajo as që duhej ta procedonte në Parlament ligjin që e rritë Tatimin deri në 100%.
Me këtë, nuk do t’i ngarkonte qytetarët e Kosovës me këtë ngarkesë financiare dhe nuk do t’i fuste Komunat në kollaps financiar.
Më mirë do të ishte që, qytetari që ka pagu tatim 50 Euro në vit, të vazhdonte tutje me këtë pagesë se sa kjo faturë, nga ky vit, me vendim të Qeverisë Kurti, i shëndrruar në Ligj, të mos i dyfishohej, t’i bëhej 100 Euro!
Farza, se me një anë po ta futë e në anën tjetër bëhet kishe po i frynë, sa për tu dukë se po ta flladitë, vendit të futjes është me e arritë qëllimin pa u dukë se po ta futë!
E qëllimi thelbësor dihet!
Është i gatuar në kuzhinën e sektit, me qëllim arritjen e efektit zhgënjyes te qytetarët që në zgjedhjet lokale nuk kishin votu si në “Referendumin” e 14 shKurtit 2021.
Kjo humbje e besimit qytetar, për rreth gjysëm viti pas zgjedhjeve qendrore në zgjedhjet lokale, duke e lën Albinin dhe Vetvendosjen me disa komuna periferike në qeverisje, e veçmas humbja e Prishtinës, padyshim se e ka akumulu qelbin e urrejtjes tek sekti kundër “analfabetve funksional” që votuan ndryshe në zgjedhjet lokale!
Prandaj, rritja e tatimit për 100% në njërën anë dhe vendimi për faljen e tatimit deri në 100 Euro, ka për qëllim futjen e konfliktit mes qytetarve dhe Kryetarve të Komunave, duke i’u thënë se: ne po duam, po Komunat nuk po marrin vendim, e akoma më keq, ata, e kanë dërgu vendimin në Gjykatë Kushtetuese kundër jush!
Hipokrizi e rradhës, që veç sekti komunist nën drejtimin Dejona Mihalpulos dinë ta gatuaj kundër Kosovës.
Aman ne jemi shumica.
Ne, jemi ata që nuk kem pushtet e privilegje, por kemi dinjitet.
Ne, jemi ata që, i duam e i respektojm edhe pse nuk i kemi gjyshet miss- a!
Ne, jemi ata që, i duam dhe respektojm nanat tona, por, nuk i lëshojm n’livadh me shetitë!
Ne, jemi gjithçka tjetër prej jush.
Ne, jemi populli!

Shkruan: Abdullah THAÇI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply