Në 35 vjetorin e rënies kujtohet dëshmori Vetim Shala

0
107

Në 35 vjetorin e rënies është kujtuar Dëshmori i Kosovës, Vetim Shala.

Deputetët Arbër Rexhaj e Artan Abrashi të përcjellur nga zyrtare të LVV-së në Prizren kanë kujtuar Shalën.

“Me 27 dhe 28 mars të vitit 1989, në Kosovë ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të rinj e të reja. Kurse, vetëm në Prishtinë në fushë të nderit ranë dëshmorë Vetim Shala, Ismet Krasniqi, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e LVV-së në Prizren.

“Në 35 – vjetorin e rënies së tij, deputetë të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të kryesisë dhe aktivistë të Qendrës së Prizrenit, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit Vetim Shala.
Ndryshimet kushtetuese – heqja e autonomisë së Kosovës në marsin e vitit 1989, shkaktoi një reagim të fuqishëm të popullit të Kosovës, të cilët filluan të organizonin protesta e demonstrata për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të kundërshtuar politikat shtypëse të Serbisë.
Demonstratat e 27 marsit të vitit 1989 ishin ndër më përgjakshmet, por njëkohësisht edhe më heroiket në historinë e Kosovës. Ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit e kësaj demonstrate ishte edhe studenti i Fakultetit të Mjekësisë, Vetim Shala.
Me 27 dhe 28 mars të vitit 1989, në Kosovë ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të rinj e të reja. Kurse, vetëm në Prishtinë në fushë të nderit ranë dëshmorë Vetim Shala, Ismet Krasniqi, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.
Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë me 27 dhe 28 mars të vitit 1989!”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply