Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 22 aksidente, policia dënon mbi 1mijë e 500 shoferë

0
695
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 22 aksidente trafiku.

Prej tyre, 9 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 13 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, ndërkaq aksidente me fatalitet nuk ka pasur.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 585 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 35 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply