Njoftim për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2022/23

0
801

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se ka filluar regjistrimi i semestrit dimëror, për vitin akademik 2022/23 për nivelin Bachelor dhe Master do të bëhet nga data 03.10.2022 deri me datë 15.10.2022.

Sipas UA (MASHTI) 09/2021, sipas Nenit 5, paragrafit 1, të gjithë studentët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit nga neni 2, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.3 të këtij Udhëzimi, lirohen nga pagesa kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.

Studenti duhet të plotësojë dhe dorëzojë fletëregjistrimin e semestrit në administratën e fakulteteve, tek zyrtari përkatës. Luten studentët të respektojnë afatet kohore për regjistrimin e semestrit dimëror 2022/23!

Leave a Reply