Prizren, nuk u pajtua me vendimin e gjykatës – godet derën duke dalë jashtë

0
381

Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pas përfundimit të seancës gjyqësore, në shenjë pakënaqësie me vendimin e gjykatës e goditi derën e zyrës.

I dyshuari duke dalë nga dera e gjykatës ka goditur derën e zyrës të cilën e ka dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “William Walker” në Prizren.

DËMTIM I PRONËS / Rr. Villiam Walker, Prizren 02.10.2022-09:45. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar pas përfundimit te seancës gjyqësore, në shenjë pakënaqësie me vendimin e marr nga gjykata, duke dal nga dera e gjykatores ka goditur derën e zyrës të cilën e ka dëmtuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply