Një jetë të tërë ia ka kushtuar atdheut, duke mos iu nënshtruar asnjëherë okupatorit shovenist serb.
Naim Krasniqi ishte burgosur disa herë nga armiku serb për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare e patriotike.
Krasniqi kishte qëndruar rreth 11 vite në burg, teksa gjatë luftës së UÇK-së, djali i tij Besniku që aktualisht është kryetar i AAK-së në Prizren, ishte radhitur në radhët e ushtrisë më të lavdishme për të dhënë kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.
“Njoftim,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datën 19.06.2024 në ora 10:00 ndërroi jetë babai im Naim Abdyl Krasniqi, për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë!”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook” Besnik Krasniqi./04 Online