Myslimanët në mbarë botën kremtojnë Kurban Bajramin

0
153

Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:38, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani- kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani – pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Po ashtu, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00. /Telegrafi/

Leave a Reply