Brahim Sedolli, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pjestar i Policisë së Kosovës ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ajo që i duhet është shërimi jashtë vendit. Por për këtë i duhen mjete financiare për shërim jashtë shtetit të Kosovës, të cilat Sedolli nuk i posedon.
Për shërimin e Sedollit nevojiten 34.000€
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se komuna jonë do të ndaj një shumë financiare për shërimin e ish ushtarit të UÇK-së Brahim Sedolli.
Muharremaj ka thënë se për shërimin e tij duhet të kujdesemi të gjithë sipas mundësive.
Poashtu ai shtoi se duhet të jemi human edhe në raste tjera sepse bashkë mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
Të gjithë ata që duan dhe munden të ndihmojnë Brahim Sedollin, atë mund ta bëjnë përmes xhirollogarisë bankare:
Brahim Sedolli
1502040000082524
/Suhareka Online