Vaji i ullirit është një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.
Përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale, të cilat e bëjnë padiskutimi mbretin e tryezës për një shëndet sa më të mire. Konsumi i tij është i sigurt nëse merret ashtu siç duhet nga goja ose aplikohet në lëkurë, mirëpo studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit nuk është i tolerueshëm nëse konsumohet në gjendjet e mëposhtme.
Diabeti: Vaji i ullirit mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak, për këtë arsye të gjithë personat e prekur nga diabeti duhet të kontrollojnë vazhdimisht nivelet e glukozës e insulinës ndërsa përdorin vaj ulliri.
Mos konsumoni vaj ulliri para një ndërhyrjeje kirurgjikale: Vaji i ullirit mund të ndikojë tek sheqeri në gjak, duke ndikuar kështu në mbajtjen nën kontroll të tij gjatë dhe pas operacionit. Mos përdorni vaj ulliri 2 javë para operacionit.
Mos konsumoni vaj ulliri nëse po trajtoheni për tensionin e lartë të gjakut: Përdorimi i vajit të ullirit së bashku me ilaçet për tensionin e lartë të gjakut mund të shkakton ulje të këtij të fundit poshtë normales. Përpiquni të monitoroni në mënyrë vigjilente dozat e tij gjatë ditës.
Shënim: Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Nuk ka mjaftueshëm të dhëna të sigurta rreth sigurisë së përdorimit të produkteve të vajit të ullirit gjatë shtatzënisë ose kur ushqeni fëmijën me gji. Mos përdorni sasi më të mëdha seç përdoren zakonisht në ushqime.