Momente tmerri në ajër, motori i avionit shpërthen në flakë

0
131

Pasagjerët e një avioni Boeing 737 kanë përjetuar momente të tmerrshme në ajër teksa një nga motorët u përfshi nga flakët.

Avioni i kompanisë “American Airlines” u ngrit nga aeroporti John Glenn Columbus, ndërsa kishte si destinacion Phoenix në Arizona, por u detyrua të rikthehej në aeroportin nga ku u ngrit pas zjarrit në motor. Dëshmitarët kanë thënë se avioni u ndesh menjëherë pas ngritjes me një tufë shpendësh, të cilët dyshohet të jenë bërë shkak i rënies së zjarrit.

Megjithatë, pas 40 minutash në ajër, piloti arriti ta ulte avioni të sigurt në pistë. Fatmirësisht, veç momenteve të tmerrit në ajër, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.

Leave a Reply