Minerali që do t’iu ndihmoj juve të liroheni nga kapsllëku, si dhe do të mbaj nën kontroll nivelin e sheqerit

0
196

Vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja më e mirë është magnezi.

Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm te mbi 300 reaksione enzimatike në trup.

Duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mosmarrja mjaftueshëm e tij mund të shkaktojë shumë dëme.

Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek kapsllëku, thotë Shields.

Ky mineral luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe pagjumësi.

Ku mund ta merrni magnezin?

Në përgjithësi, ushqimet që janë të pasura me fibra janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi, bishtajoret (sidomos fasulet e kuqe) etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here