Milito për Lautaron: Impresionues. Ai nuk kënaqet kurrë, kështu janë kampionë

0
164

Ish-ylli i Inter, Diego Milito, ka folur së fundmi për kapitenin e “zikaltërve”, Lautaro Martinez.

Në një intervistë për mediet italiane, Milito lavdëroi Martinez, ndërsa u shpreh se ai nuk kënaqet kurrë, sipas tij ashtu janë kampionët.

“Të gjithë e kemi parë, po flasim për një super lojtar. Mendoj se ka ende shumë për të dhënë, e ka treguar lojtarin që është dhe nuk kisha asnjë dyshim se do të arrinte këto nivele. Ai di si të përshtatet me shokët e tij. Ai shkoi shumë mirë me Lukakun dhe tani e shohim mirë edhe me Thuramin. Shpresoj që të dy të mund të shënojnë shumë gola. Jam shumë i lumtur që e shoh aty ku është tani sepse e njoh që kur ishte fëmijë”-deklaroi Milito./SS

Leave a Reply