Milani, Juventusi e Chelsea po presin për një vendim nga Mike Maignan

0
58

Portieri i Milanit, Mike Maignan po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Juventusin dhe Chelsean, ndërsa e ardhmja e tij në “San Siro” mbetet ende e pasigurt.

Sipas raportimeve, Maignani mund të largohet nga Milani këtë verë, veçanërisht pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2026-27.

Situata në klub është gjithashtu e trazuar në nivel drejtues, me largimin e figurave të rëndësishme si Igli Tare, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlani, si dhe trajnerit Massimiliano Allegri pas përfundimit të sezonit 2025-26.

Në anën tjetër, disa lojtarë të rëndësishëm mund të largohen gjithashtu, përfshirë Rafael Leãon, i cili raportohet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar, si dhe Luka Modrići, që nuk e ka të sigurt qëndrimin.

Po ashtu, ka raportime se Adrien Rabioti mund të ribashkohet me Allegrin te Napoli.

Megjithatë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Maignani nuk po nxiton të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Arsyeja kryesore është se ai ndodhet aktualisht në grumbullim me kombëtaren e Francës, e cila shihet si një nga favoritët për Botërorin 2026.

Po ashtu, pritet që ai të presë edhe emërimin e trajnerit të ri te Milani përpara se të marrë një vendim përfundimtar./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here