Messi shkëlqen në MLS, Inter Miami triumfon në transfertë dhe afrohet me kreun

0
69

Lionel Messi vazhdon të jetë vendimtar për Inter Miami. Skuadra nga Florida regjistroi një fitore të rëndësishme 2:4 në transfertë ndaj Toronto FC, duke hedhur një hap të madh në garën për kreun e tabelës në MLS.

Mysafirët e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 44-të. Ishte Rodrigo De Paul ai që finalizoi me saktësi, duke i dhënë Inter Miamit avantazhin minimal para pushimit.

Pjesa e dytë solli spektakël dhe emri kryesor ishte sërish Messi. Tetë herë fituesi i Topit të Artë tregoi klasin e tij duke kontribuar drejtpërdrejt në tri gola.

Në minutën e 56-të, argjentinasi shërbeu një asist të saktë për Luis Suarez, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 0:2. Më pas, në minutën e 73-të, Messi krijoi edhe golin e tretë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë vulosi paraqitjen e tij me gol personal.

Vendasit reaguan në pjesën e mbetur të takimit me dy gola të realizuar nga Aristizabal, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë sukses, Inter Miami vazhdon të mbetet një nga skuadrat më në formë të kampionatit, ndërsa Messi po dëshmon edhe një herë se mbetet figura që bën diferencën në momentet vendimtare./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here