Mes rrënojave të qindra ndërtesave në Turqi, një mbeti e paprekur – madje as xhamat nuk i janë thyer

0
130

Në Adiyaman, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar në jug të Turqisë, një ndërtesë mbeti e paprekur mes rrënojave.

Bëhet fjalë për Qendrën Kulturore Commagene, e cila është ndërtuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë me fonde të BE-së, shkruan portali Cumhuriyet.

Një nga qindra ndërtesat e shkatërruara në qytet ishte ajo e bashkisë.

Por Qendra Kulturore Commagene, ndërtesa e parë inteligjente e qytetit, ndodhet pikërisht pranë bashkisë dhe nuk është dëmtuar fare. As xhamat e godinës nuk janë thyer.

Ndërtimi filloi në vitin 2020 dhe qendra u hap në shtator të vitit 2022.

Arkitektët Yavuz Özkaya dhe Sinan Erbuğ qëndrojnë pas ndërtimit, ndërsa vetë ndërtesa është nën menaxhimin e qytetit të Adiyaman.

Leave a Reply