Mënyra e duhur për pastruar thellësisht lavamanin e kuzhinës

0
603

Ekspertët thonë se lavamani duhet pastruar rregullisht por edhe në thellësi herë pas here.

Mënyra e Duhur Për Disinfektimin e Lavamanit të Kuzhinës

Pastrimi ditor i lavamanit duhet bërë me sfungjer dhe me sapun (ose larës enësh) sa herë që lani enët e palara.

Megjithatë, kjo nuk mjafton për të eliminuar plotësisht bakteret tinëzare.

Ekspertë rekomandojnë që ky pastrim i thellë duhet bërë me solucionin zbardhues që është efikas kundër mykut, baktereve dhe viruseve.

Megjithatë, zbardhuesit janë të rrezikshëm nëse i përdorni në mënyrë të gabuar.

Si fillim duhet të dini që zbardhuesi luan rolin e një disinfektanti dhe jo pastruesi të mirëfilltë.

Për pasojë, duhet të siguroheni që të lani lavamanin me ujë të bollshëm dhe sapun.

Sasia e duhur e zbardhuesit është një lugë gjelle zbardhues të tretur në tre litra ujë.

Uji duhet të jetë i ftohtë. Uji i nxehtë shkatërron përbërësit aktivë tek zbardhuesi dhe e bën atë më pak efikas.

Zbardhuesi nuk duhet përzier me solucione të tjera pastruese siç mund të jetë uthulla e mollës apo alkoli.

Një gjë e tillë do të krijojë një reaksion toksik të dëmshëm për shëndetin.

Pasi ta keni larë lavamanin, mbusheni atë me ujin ku keni tretur zbardhuesi dhe lëreni të mbushur për 5 minuta.

Mbani doreza në duar, dhe me sfungjer fërkoni pjesët që nuk janë mbuluar me ujë.

Pas pesë minutash lëreni ujin me zbardhues të kullojë dhe fërkojeni edhe njëherë.

Lëreni të thahet vetë në mënyrë natyrale dhe kur lavamani të jetë plotësisht i tharë, duhet të përdorni uthullën e mollës të tretur në ujë.

Lagni leckën e pastrimit me tretësirën e uthullës dhe fërkojeni lavamanin lehtë dhe do të vëreni që ai do të shkëlqejë nga pastërtia/AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here