Mënyra e duhur e shtrimit të tryezës për çdo rast

0
1060

Shtrimi i tryezës së ngrënies për vete apo për ndonjë rast të veçantë nxjerr në pah jo vetëm aftësitë organizative të amvisave, por edhe shijen e hollë.

Truket e shtrimit të tryezës për çdo rast do të mund t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull.

 Shtrimi Bazë i Tryezës

Sipas rregullit bazë të shtrimit të tryezës, pjata e ngrënies duhet të jetë e pozicionuar në qendër të vendit të ngrënies dhe gjithçka tjetër duhet vendosur rreth saj.

Në të majtë të pjatës duhet të jetë piruni ndërsa thika dhe luga duhet të pozicionohen në të djathtë.

Maja e thikës duhet të jetë në një drejtim me pjatën, ndërkohë që gota e ujit duhet të jetë përbri thikës.

Peceta duhet vendosur nën pirun ose mbi pjatë për një dekorim informal të tryezës.

Si Të Shtroni Tryezën Për Një Darkë Informale

Për një darkë informale, ndiqni rregullat bazë të shtrimit të tryezës, por duhet të shtoni edhe disa enë dhe pajisje të tjera.

Për shembull, nëse do të servirni sallatë, duhet të shtoni pirunin e sallatës që vendoset në të majtë të pirunit të darkës.

Nëse do të servirni supë, pjata e supës duhet vendosur sipër pjatës kryesore, ndërsa luga e supës, në të djathtë të lugës kryesore.

Gotat e ujit ose të verës duhen vendosur në anën e djathtë të pjatës.

Si Të Shtroni Tryezën Për Një Darkë Zyrtare

Shtrimi i tryezës për një darkë zyrtare nis me vendosjen e gotave të verës dhe të ujit përbri pjatës kryesore.

Lugët për supa, ëmbëlsira apo gjellëra duhen vendosur nën anën e djathtë bashkë me thikën.

Pirunjtë në anën e majtë.

Sipër pjatës kryesore mund të vendosni pecetën dhe sipër saj pjatën e supës.

Udhërrëfyesi i Një Gostie Perfekte

Nëse do të shtroni një gosti në shtëpinë tuaj, nxirrni mbulesat, pecetat dhe enët më të mira të kuzhinës.

Në mes të tryezës vendosni një vazo të vogël me lule por jo shumë të gjatë.

Përpara ngrënies, në dhomën e ndjenjes servirni antipasta dhe pije të ndryshme.

Përpara se të ftuarit të ulen në tryezë, sigurohuni që gotat janë të mbushura dhe buka është e ngrohtë dhe gati për servirje.

Në fillim servirni sallatën, pastroni enët e përdorura dhe më pas pjatat individuale.

Përpara servirjes së ëmbëlsirës, pastrojeni tryezën nga enët e ndotura dhe ato të përdorura.

Rregulli i fundit, por jo për nga rëndësia, është që të mos nisni larjen e enëve ndërkohë që të ftuarit janë akoma në tryezë./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here