Mediat turke: Shenoll Gunesh dhe Roberto Carlos, kandidatët për postin e trajnerit të Kosovës

0
266

Trajneri turk Shenol Gunesh është njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Kështu shkruajnë mediat turke këtë të diele, duke shtuar se Federata e Futbollit e Kosovës e ka në listë edhe Roberto Carlosin.

Sipas mediumit turk Ajansspor, Gunesh ka marrë tashmë ofertë nga Kosova.

Dardanët janë në kërkim të një trajneri pasi Primozh Glihës nuk iu vazhdua kontrata për shkak të mungesës së rezultateve.

Përndryshe, ditë më parë presidentit i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë që selektori i ri nuk do të dihet deri në fillim të muajit shkurt. /Klankosova.tv.

Leave a Reply