Mediat: Broja zbulimi i sezonit të ri të Chelsea

0
298

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë, teksa po stërvitet me ekipin U-21 të Chelsea. Sulmuesi shqiptar i cili këputi ligamentet kruciate në muajin dhjetor synon të rikthehet më i fortë në fushën e lojës.

Fakt që specialistët e futbollit anglez e konsiderojnë si tepër interesant për karrierën e 21-vjeçarit, me Brojën që cilësohet si lojtari që do shpërthej në sezonin e ri në radhët e “Bluve të Londrës”. Sipas “OneFootball”, shqiptari do të jetë ai që do të bëj diferencën nën urdhrat e Mauricio Pochettino, që duket se ka besim të madh te cilësitë e Brojës.

Sulmuesi pritet të rikthehet me ekipin A të Chelsea për të marrë pjesë në turneun parasezonal që do të mbahet në SHBA. Blutë nuk kanë ndërmend ta shesin 21-vjeçarin këtë verë dhe do të luftojë për një fanellë titullari me lojtarë si Nkunku dhe Jackson. Besimi i drejtuesve të klubit është i madh rreth Brojës, diçka të cilën e konfirmon edhe kontrata e gjatë e nënshkruar me ta.

21-vjeçari ka një marrëveshje në Londër deri në verën e vitit 2028, teksa vlerësohet në treg me një vlerë prej 28 milionë eurosh. Në 12 paraqitje të sezonit të shkuar, sulmuesi shënoi 1 herë dhe asistoi në një rast. Broja pritet të jetë armë shtesë edhe për trajnerin Sylvinho, pasi mund ta ketë në dispozicion për duelet vendimtare të shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, në kuadër të kualifikueseve të Euro2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here