MCC konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes 236 milionëshe me Kosovën për energjinë

0
313

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC ka bërë të ditur se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në shumë prej 236.7 milionë dollarë.

“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së, transmeton Klankosova.tv

Për këtë marrëveshje pati paralajmëruar vetë Kurti gjatë ditës së parë të vizitës së tij në ShBA ku takoi Kryeshefen e MCC-së, Alice Albright.

“Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë që nga çlirimi, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here