Mbappé merr mbështetje të fortë nga Real Madridi për Topin e Artë

0
1

Kylian Mbappé ka marrë mbështetje të fortë nga mbrojtësi i Real Madridit, Raúl Asencio, në garën për Topin e Artë.

Asencio, i cili ende nuk ka debutuar këtë sezon për shkak të dëmtimit, e konsideron sulmuesin francez si kandidatin më meritor për çmimin prestigjioz.

“Do të ishte e drejtë. E shoh duke u stërvitur çdo ditë dhe, për mua, ai është më i miri nga të gjithë kandidatët. Në aspektin futbollistik, Kylian është më i miri”, deklaroi Asencio për “AS”.

Ai theksoi gjithashtu statistikat dhe aftësitë individuale të Mbappés.

“Për sa i përket futbollit, nuk ka askënd në nivelin e tij. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë dhe Topi i Artë është një çmim individual. Prandaj, do të ishte plotësisht e merituar që t’i jepej atij”, shtoi Asencio./04 Online/