Kushtrim Kelani dhe partnerja e tij, Aurora Rrusta, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë javës që lamë pas, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq dhe disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova”.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte dedikimi që Kushtrimi i bëri bashkëshortes së tij. Gjatë dasmës, ai mori mikrofonin dhe interpretoi këngën “Falma ti falma”, duke krijuar një moment emocional për Aurorën dhe të pranishmit.
Tashmë, ky dedikim nuk ka mbetur vetëm pjesë e ceremonisë.
Kushtrimi ka publikuar këngën edhe në YouTube, duke e shndërruar momentin e dasmës në një kujtim muzikor që tashmë mund të dëgjohet edhe nga publiku.















































