Majdanozi është një ilaç shumë i mirë kundër zbokthit.
Dimri është stina e vitit kur shpesh paraqitet zbokthi në flokë. Për ta larguar këtë dukuri të pakëndshme, mund t’ju ndihmojë majdanozi.
Një maskë përgatitet në këtë mënyrë: tri lugë majdanoz të copëtuar përzihen me të njëjtën sasi vaji ricini. Me këtë përzierje lyhen flokët një herë në javë, lihet të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpërlahen.
Një metodë shumë e thjeshtë, por me efekt pozitiv.















































