
Kryeministri Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit hungarez në Kosovë, László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin europian”, shkroi ai.
Magyar në këtë letër thotë se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen ndaj KFOR’it dhe rrugës europiane të vendit.
“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”.















































