LVV: Mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese të objekteve shëndetësore nuk po bëhet nga kompania e cila është e kontraktuar

0
160

Komuna e Prizrenit – Drejtoria e Shëndetësisë ka shpërblyer me kontratë një “Operator Ekonomik Privat” për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese të objekteve shëndetësore në Komunën e Prizrenit. Vlera e kësaj kontrate është 155,000.00 euro, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren, përcjell 04 Online.

“Mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese të objekteve shëndetësore nuk po bëhet nga kompania e cila është e kontraktuar për të kryer këtë shërbim. Gjithashtu, është skandaloz fakti që mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese në këto objekte shëndetësore po kryhet nga stafi teknik i tyre.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, gënjeu publikisht, duke thënë se mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese në objektet shëndetësore në Komunën e Prizrenit po bëhet rregullisht nga kompania e kontraktuar dhe jo nga stafi teknik i tyre.

Për të demantuar pretendimet e drejtoreshës së shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, kemi dalur në teren për të parë nga afër se a po bëhet mirëmbajtja e objekteve shëndetësore nga operatori ekonomik privat ashtu siç parashihet me kontratë.

Nga ajo që kemi parë është se, në objektet shëndetësore në Komunën e Prizrenit – hapësirat e tyre gjelbëruese nuk po mirëmbahen, kurse në disa prej tyre, si në rastin e Qendrës Shëndetësore në lagjen Bajram Curri, po mirëmbahen nga stafi teknik i tyre, dhe jo nga kompania apo operatori ekonomik privat, i cili sipas kontratës duhet të e kryejë këtë shërbim.

Parat janë dhënë, puna nuk po kryhet!”, thuhet në reagim./04 Online

Leave a Reply