LVV-ja në Prizren kërkon faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 eurove për të gjithë tatimpaguesit për vitin 2023

0
269

Në fillim të javës së ardhshme, Grupi i Kuvendarëve Komunal të LVV-së në Prizren, do të dorëzojnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Asamblenë Komunale.

Kërkesa ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Të dashur qytetarë,
Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, në fillim të javës, do të dorëzojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me të vetmen pikë të rendit të ditës:

  • Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës tonë për vitin 2023.
    Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply