LVV-ja i thotë PO ftesës së AAK-së për takim pas zhvillimeve të fundit politike në Prizren

0
389

Duket se dega e AAK-së në Prizren e ka marrë shumë seriozisht gjendjen e krijuar në asamblenë komunale, ku pas daljes së saj nga koalicioni qeverisës, PDK-ja e cila udhëheq në këtë qytet e ka humbur shumicën.

Ndonëse pati dy tentativa për të vijuar punimet asambleja, mungesa e numrave e bëri të vetën, duke dështuar mbajtja e saj. Si rrjedhojë, AAK-ja ka dërguar ftesa në adresë të LVV-së dhe LDK-së për tu takuar me qëllim të daljes nga ky ngërq i krijuar.

04 Online ka mësuar nga burimet e veta tashmë të konfirmuara se LVV-ja i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese, me ç’rast takimi do të zhvillohet nesër në ora 12:00.

Burimet e sigurta të 04 Online kanë konfirmuar se LVV-në në këtë takim do ta përfaqësojë udhëheqësi i qendrës në këtë qytet, Artan Abrashi i përcjellur nga shefi i grupit të asambleistëve Karanfil Haxhillari. Ndërsa, në këtë takim nga AAK-ja pritet të marrin pjesë kryetari i kësaj dege Besnik Krasniqi, nënkryetari Bajram Kastrati dhe sekretari Edmond Hoxha.

Madje, 04 Online ka mësuar nga burime të sigurta se ditëve në vijim AAK-ja do të nisë ftesa për takim edhe në adresë të Nismës Socialdemokrate, KDTP-së, AKR-së, VAKAT, SDU dhe subjekteve tjera politike që veprojnë aktualisht në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here