Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas në LDK thotë se Qeveria është fokusuar në një “temë konfliktuoze”.
Lushaku tha në Frontal në T7 se kjo po i lë nën hije çështjet tjera.
“Të gjitha çështjet tjera janë lënë nën hije”, tha ajo.
Lushaku foli edhe për diplomacinë.
“Përfaqësimi ynë jashtë shtetit është duke dështuar”, tha ajo.
“Nuk ka ndodh në histori të Kosovës që t’i thotë Sekretarit të Shtetit naiv”, tha ndër tjerash Lushaku, duke përmendur edhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj KFOR-it, e cila tha se “tregon një papjekuri me dëme kapitale për Kosovën”.