Në fundjavë, është mbajtur në Prishtinë turneu tradicional i boksit, që mban emrin e trajnerit legjendar kosovar, Lah Nimani.
Pjesë e këtij turneu, ishte edhe boksieri i KB “ Prizreni”, Lumturim Xhoxhaj, i cili u shpall boksieri më i mirë vendor i kësaj ngjarje sportive.
Ai në gjysmëfinale dhe finale, mposhti rivalët e tij nga Ukraina respektivisht Maqedonia e Veriut, falë paraqitjes brilante në ring kundër kundërshtarëve.