Luis Enrique e theu një rekord të Guardiolës, me fitoren ndaj Bayernit

0
80

Luis Enrique udhëhoqi Paris Saint-Germainin drejt një fitoreje 5–4 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Tifozët e klubit francez tashmë ndihen të bindur se kjo fitore është hapi i parë drejt Budapestit për të mbrojtur titullin e tyre kundër Arsenalit ose Atletico Madridit.

Të dy skuadrat e bënë këtë një nga ndeshjet më të paharrueshme në këtë fazë të turneut.

Një dopietë nga Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele, së bashku me golin e Joao Neves, i mjaftuan PSG-së për të marrë epërsinë në ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, do të shohë anët pozitive pasi skuadra e tij mbetet në garë falë golave të Harry Kane, Michael Olise, Dayot Upamecano dhe Luis Diaz, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Kjo fitore ishte historike për Enrique në Champions, pasi ai theu një rekord të mbajtur nga ish-shoku i tij te Barcelona, Pep Guardiola.

Enrique u bë trajneri më i shpejtë që arrin 50 fitore në histori të Championsit, duke e arritur këtë në vetëm 77 ndeshje me Barcelonën dhe PSG.

Në këtë mënyrë, ai i mori rekordin Guardiolës, i cili kishte arritur këtë shifër në ndeshjen e tij të 80-të me Bayern Munich në vitin 2015.

Enrique tashmë ka fituar dy herë Championsin (2015 me Barcelonën dhe 2025 me PSG), ndërsa Guardiola ka tre trofe në këtë kompeticion (dy me Barcelonën dhe një me Manchester City).

Edhe pse janë miq të ngushtë, duket se mes tyre po lind një rivalitet i heshtur për rekorde dhe trofe në futbollin europian./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here