“Lojtari i vitit 2023”, Messi sfidohet nga Haaland e Mbappé

0
177

Lionel Messi, Erling Haland dhe Kiliane Mbappe janë tre finalistët e çmimit “Lojtari i vitit 2023” nga FIFA. Kjo është një përsëritje e finales për Topin e Artë të fituar pak javë më parë nga kapiteni i Argjentinës.

Messi bëhet lojtari i parë i cili luan jashtë Europës që kandidohet për trofeun prestigjioz. Emrat e tre sulmuesve u përzgjodhën nga një juri ekspertësh, për periudhën nga 19 dhjetori 2022 deri më 20 gusht 2023.

Tifozët, gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e Kombëtareve duhet të zgjedhin se cili ka qenë më i miri gjatë vitit kalendarik.

Leave a Reply