Liverpooli mund ta lërë Salahun të largohet për 60 milionë funte

0
294

Liverpooli mund të pajtohet me largimin e Mohamed Salah nëse në drejtim të klubit vije një ofertë prej 60 milionë funtesh.

Siç raporton Daily Express, “Të Kuqtë” mund ta konsiderojnë shitjen e egjiptianit nëse edhe vetë lojtari është dakord për t’u larguar, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, aktualisht ende nuk ka diçka konkrete sa i përket kësaj lëvizjeje të mundshme, mirëpo ekzistojnë indikacione që mund të çojnë në diçka të tillë.

Salah muaj më parë u shpreh se është i lumtur te Liverpooli, por se të ardhmes nuk i dihet, duke e lënë kështu një mundësi nënkuptimi se edhe ai mund të ndërrojë ambient.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here