Lija e ujit tek fëmijët, si trajtohet?

0
411

Pacienti: Lija e ujit tek fëmijët, si trajtohet?

Mjeku: Lija e ujit është një sëmundje ngjitëse e cila shkaktohet nga një virus i quajtur varicella-zoster dhe kryesisht prek më shumë fëmijët e vegjël. Ky virus bartet me anë të kontaktit me një person të infektuar, mund të shpërndahet me anë të prekjes apo frymëmarrjes.

Simptomat më të dukshme të kësaj sëmundje janë pikat e vogla të kuqe që përhapen në lëkurë përpara se virusi të përfundojëciklin e tij. Kjo sëmundje zgjat zakonisht në një interval kohe prej 5-7 ditësh. Rastet e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje janë më të rralla pasi u zbulua vaksina parandaluese kundër saj.

Siptomat e tjera të kësaj sëmundje përfshijnë:

  • Temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje stomaku dhe ndenja përgjumje.

Zakonisht mjekët mund ta dallojnë sëmundjen e lijës vetëm duke e ekzaminuar me sy. Megjithatë ata do t’iu kontrollojnë edhe për simptoma të tjera, me anë të analizave të gjakut apo një mostër nga lëngu i pikave të lijës.

Nisur nga fakti së kjo sëmundje shkaktohet nga një virus, antibiotikët në këtë rast nuk arrijnë të shërojnë sëmundjen. Ajo çfarë këshillohet është konsultimi memjekun i cili mund të gjerojë përdorimin e antibiotikëve në rast se pikat e kuqe të vogla infektohen nga kruajtjet.

Gjithashtu mbani parasysh:

  • Vendosni një leckë me ujë të ftohtë mbi pikat.
  • Mos fërkoni dhe kruani pikat e kuqe sepse ato mund të infektohen.
  • Dushet e ngrohta mund të ndihmojnë pr të lehtësuar simptomt.
  • Përpiquni të ushqeni fëmijën tuaj me ushqime të buta që nuk dëmtojnë gojën e tij (nëse goja është e prekur nga pikat e kuqe.)
  • Nëse fëmija ka dhimbje, mund t’i jepni diçka që lehtëson dhimbjet, por mos përdorni aspirinën sepse mund të përkeqësojë gjëndjen e fëmijës suaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here