Lezjanët si në kohë të luftës, në krah të Zafir Berishës edhe në betejën politike të 14 Shkurtit!

0
638

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, sot u takua me banorët e fshatit Lez, të cilët jetojnë në Prizren, pasi fshati i tyre vazhdon të mbetet gërmadhë nga lufta e fundit gjeoncidale e serbisë në Kosovë, thuhet në njoftimin e nismës transmeton 04 Online.

“Para bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të kauzës #MeÇlirimtarët, Zafir Berisha tha se Kosova është përpara dy sfidave të mëdha me serbinë, të cilat mund t’i perballojnë dhe ndaj tyre të dalin fitimtar vetëm ata të cilët në kohë të luftës triumfuan ndaj serbisë fashiste, sfida këto të cilat nuk mund t’i përballoj ai i cili luftën heroike të popullit shqiptarë dhe të UCK- së e ka parë përmes ekraneve televizive dhe i cili edhe sot mendon se serbia në Kosovë nuk ka bërë gjenocit, por ka pasur pretendime për gjenocid.

Sfidat që e presin Kosovën nuk mund të perballohen as nga logjika politike bolshevike e cila Shtepinë e Bardhe në Washington e sheh si kështjellë mesjetare me shpata e bajoneta, ndërsa botërisht dihet se është pikërisht ai vend dhe ajo shtëpi e cila i dha shpirt lirisë së Kosoves.
Lezjanët u zotuan në mbështetje të kauzës #MeÇlirimtarët për mbrojtje të vlerave kombëtare, kauzë e cila në zgjedhjet e 14 Shkurtit mban numrin 121″, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply