Lëndimi i Vinicius më i rëndë nga sa mendohej, ja sa do ti mungojë Realit

0
254

Real Madridi po numëron koston e dëmtimit të Vinicius Junior, pasi u zbulua se problemi i brazilianit nuk ishte aq i thjeshtë sa thuhej.

Vinicius mund të humbasë katër deri në gjashtë javë pas këtij lëndimi, sipas El Chiringuito, dhe ka të ngjarë t’i kushtojë derbin e parë të Madridit.

Të paktën, duket sikur ai do të jetë jashtë për një muaj, që do të thotë se Vinicius do të ishte shumë i dyshimtë për udhëtimin e tyre në Civitas Metropolitano për t’u përballur me Atletico Madrid./IO

Leave a Reply