39-vjeçari që muajin e ardhshëm mbush të 40-at, Lebron James po vazhdon në nivelet më të larta të basketbollit përkundër moshës.
Teksa ka nisur sezonin e tij të 22-të në NBA, amerikani po vazhdon të dhurojë paraqitje fenomenale.
Më e fundit erdhi me një “triple-double”, të regjistruar në fitoren 116-106 ndaj Philadelphias 74.
James pati 21 pikë, 13 asistime e 12 kërcime, teksa shtoi edhe 3 bllokada.
Kujtojmë që James është koshashënuesi më i madh i të gjitha kohërave në NBA, ku ka saktësisht 40,687 pikë të shënuara, pa llogaritur pikët e “Play-Off”.