LDK-ja nis mobilizimin “për rrugën pa Kurtin”, me gazetarë e analistë

0
213

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka nisur takimin me gazetarë e opinionistë, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend.

Abdixhiku para disa ditësh kishte njoftuar për iniciativën e tij për angazhim mbi partiak për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese, siç e quan ai kundër politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj.

Sipas tij, këtë iniciativë ai e ka marrë që në javën e kaluar me qëllim të nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror për një rrugë të re për Republikën e Kosovës.

Gjatë ditës së shtunë Abdixhiku, kishte thënë se Kosova ka nevojë për “një rruge të re, pa Albin Kurtin”.

Për këtë rrugë, ai ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe nga akterët e ftuar.

“Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur”, kishte thënë thënë Abdixhiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here