LDK-ja në Prizren shënoi 33 vjetorin e themelimit

0
161

Dega e LDK në Prizren, të dielën ka shënuar 33 vjetorin e themelimit. Pjesë e shënimit të përvjetorit të radhës së këtij subjekti politik në Prizren, ishin drejtuesit më të lartë partiak, anëtarë dhe simpatizantë të saj.

Kreu i degës, Driton Selmanaj, tha se LDK ishte partia e parë politike e cila hapi rrugën e pluralizmit politik në mbarë Evropën Juglindore, dhe shtoi se, shtëpia e jonë politike ka hyrë në historinë shqiptare duke u shndërruar në lëvizje gjithëpopullore duke vënë gurin e parë të themelit për Kosovën e lirë dhe demokratike, duke u udhëhequr nga lideri historik, Ibrahim Rugova.

Ndërkaq, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, kërkoi më shumë unitet brendapartiak në këtë përvjetor, që në të ardhmen LDK të qeverisë me vendin për t’ia dhënë drejtimin e duhur Kosovës.

Në këtë manifestim, është vlerësuar kontributi madh që kanë dhënë në etapa të ndryshme zyrtarë dhe aktivistë të shumtë të këtij subjekti politik./TvPz

Leave a Reply