Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.
Përmes një njoftimit, LDK-ja ka bërë të ditur se në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.
Po ashtu thuhet se kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi”, thuhet në njoftim. /Zëri