LDK-ja kërkon që Kurti të raportoi sot në Kuvend për marrëveshjen në Bruksel

0
114

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka propozuar mocion përmes të cilit ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti, të raportoi në seancën e sotme për marrëveshjen e dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Abdixhiku gjatë seancës së Kuvendit tha se nga publikimi i marrëveshjes më 27 shkurt, u vërtetuan brengat e ngritura në këtë Kuvend, sipas tij, marrëveshja as nuk ishte finale e as nuk kishte njohje, raporton Zeri.info.

“Ajo që merr vëmendjen në këtë marrëveshje ishte parathënia e saj, e cila ishte mbajtur e fshehtë nga kryeministri i Kosovës në raportimin e fundit në këtë Kuvend”, tha Abdixhiku.

Për të gjitha këto ai kërkoi që në pikën e parë të rendit të ditës sot, të raporti Kurti në lidhje me këtë marrëveshje

“Si pikë e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit të Kosdovës pas procesit dialogus komfor rezolutave parapra të nxjerra nga ky Kuvend, konform nevojës së kohës për informim të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në mocionin e prezantuar nga Abdixhiku.

Leave a Reply