Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

0
51

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten dy futbollistët më të mirë në Kupën e Botës 2026, duke minimizuar krahasimet me veten dhe duke theksuar se prioriteti i tij është suksesi i Francës.

Gjatë një konference për media, sulmuesi i Real Madridit u pyet për garën mes yjeve më të mëdhenj të futbollit dhe për mundësinë që të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve.

“Messi është lojtari më i mirë, së bashku me Cristianon, kjo është e qartë. Unë po përpiqem vetëm ta ndihmoj ekipin tim të fitojë një tjetër Kupë Bote. Të gjitha të tjerat janë tema për gazetarët”, tha Mbappe.

Francezi shtoi se nuk mendon për rekorde individuale apo për rivalitetet me sulmues të tjerë, pasi fokusi i tij është te ndeshja e ardhshme dhe objektivat e kombëtares.

“E dija që Leo do të shënonte, sepse ai gjithmonë shënon. Nëse realizon gola, afrohesh me rekordet, por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitojmë Kupën e Botës”, u shpreh ai.

Mbappe foli edhe për evolucionin taktik të futbollit modern, duke vlerësuar ndikimin që skuadrat fituese kanë në mënyrën se si luhet futbolli.

“Skuadrat që fitojnë gjithmonë bëhen shembull për të tjerët. Dikur të gjithë donin të kopjonin Barcelonën, më pas Real Madridin dhe tani PSG-në. Por futbolli i kombëtareve është krejtësisht ndryshe”, tha ai.

Franca tani përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Irakut, pasi e nisi Botërorin me fitore 3-1 kundër Senegalit. Mbappe ishte protagonisti kryesor i asaj sfide me dy gola dhe pritet të udhëheqë sërish “Les Bleus” në kërkim të kualifikimit në fazën eliminatore./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here